Durrës/Informacion paraprak
Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.