DVP Dibër/Procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit :
- B.R., 42 vjeç, dhe B.Z., 40 vjeç, banues në fshatin Limjan, pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.
- Dh. P., 49 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj shtetases B. P.
-Po nga këto shërbime u bë shpallja në kërkim e shtetasit R.Xh., 60 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në lokalin “Bar-kafe”, të shtetasit B.M., në qytetin e Peshkopisë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe është larguar. Vijon puna për lokalizimin e vendodhjes, kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Klos, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Z.A., 62 vjeç, dhe D.D., 32 vjeç, banues në Klos, pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.
-Në stacionin e Policisë Klos, janë paraqitur shtetasit A.T., I.S., dhe E.H., të cilët kanë kallzuar se automjeteve të tyre ju mungonin targat. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.