Tiranë – Plagos me mjet prerës kushëririn, pas një konflikti për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

 

  1. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.

 

Në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.

 

Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.