DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin në kërkim F. Zh., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 19.09.2023, i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi, në ambientin e një lokali, në lagjen nr. 18, Korçë.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi dyshohet se ka dëmtuar një sipërfaqe toke të mbjellë me perime, në pronësi të një shtetasi tjetër.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi u kap në rrugën e Drilonit, Pogradec, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 64 vjeç, banues në fshatin Progër, Devoll, pasi dyshohet se më datë 16.09.2023, i ka vjedhur një mjet pune në banesë, një shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 22.09.2023, rreth orës 10:45, në lagjen nr. 11, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. S., ku nga të dhënat paraprake nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.