DVP Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin Xh. P., 17 vjeç, pasi më datë 18.09.2023, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin K. L., 16 vjeç. Veprimet procedurale me 17-vjeçarin, janë kryer në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 27 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij dhe ndaj bashkëjetueses së këtij të fundit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.