Dibër – Policia referon materialet në Prokurori për punonjësit e OSHEE, Dibër

Dibër

Dyshohet se shpërdoruan detyrën, duke mos riparuar kabinat e shpërndarjes së energjisë elektrike, të cilat ishin burim rreziku për banorët e 2 njësive administrative, Policia referon materialet në Prokurori për punonjësit e OSHEE, Dibër.

Si rezultat i vlerësimit të menjëhershëm dhe me seriozitet, të ankesave të banorëve të njësive administrative Sllovë dhe Arras, se nuk ishin marrë masa për riparimin e kabinave të shpërndarjes së energjisë elektrike, të cilat ishin shndërruar në burim rreziku për ta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë kryer verifikimet dhe veprimet e tjera procedurale, në terren.

Në vijim të tyre, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për punonjësit e OSHEE, Dibër.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për përcaktimin e përgjegjësisë penale individuale për punonjësit e këtij institucioni, të cilët mbulojnë me shërbim njësitë administrative Sllovë dhe Arras.