Tiranë
Qytetari denoncoi shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, Policia Rrugore identifikon dhe ndëshkon me 60 000 lekë, drejtuesin e automjetit që kreu shkeljet.
Shërbimet e Policisë Rrugore, pas denoncimit nga një qytetar, për një drejtues automjeti që nuk kishte respektuar semaforin dhe kishte bërë parakalim të gabuar, kanë organizuar punën për identifikimin e drejtuesit të automjetit.
Si rezultat i veprimeve, është identifikuar drejtuesi i automjetit, i cili ka vazhduar lëvizjen ndërkohë që semafori e ndalonte dhe ka bërë parakalim të gabuar. Për 2 shkeljet e kryera, drejtuesi i automjetit është ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë të rinj.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe për të gjithë qytetarët, që të denoncojnë në numrin falas 112 ose në adresat zyrtare të Policisë, çdo rast të shkeljes së këtyre rregullave.