Mat/Goditet një tjetër rast i prerjes së paligjshme të pyjeve.

Mat/Goditet një tjetër rast i prerjes së paligjshme të pyjeve.

Transportonte me kamionçinë, lëndë drusore e prerë në mënyrë të pa ligjshme, procedohet penalisht 27-vjeçari.

Sekuestrohet sasia e lëndës drusore dhe mjeti që i transportonte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.M., 27 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Zenisht, duke transportuar me një automjet kamionçinë 5m³ lëndë drusore, e prerë në mënyrë të paligjshme. Sasia e lëndës drusore bashkë me automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.