DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin F. S., 42 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, pranë fshatit Kapshticë, Devoll, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin tip “Benz” që drejtonte ky shtetas, u gjetën mjete të ndryshme pune dhe një sasi vaj motori për automjete, pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. D., 33 vjeçe, banuese në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi dyshohet se më datë 01.09.2023, në lagjen nr. 18, Korçë, ka vjedhur në një pikë karburanti, një shumë lekësh.
-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. B., 39 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi u kap në afërsi të banesës, duke kryer punime ndërtimi pa leje.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. Z., 52 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi u kap në afërsi të banesës, duke kryer punime ndërtimi pa leje.
-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 54 vjeç, banues në fshatin Podgorije, Maliq, pasi dyshohet se në fshat ka goditur me mjet të fortë, në trup, një 69-vjeçar.
-Më datë 18.09.2023, në fshatin Vashtëmi, Maliq, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke me mbetje të prodhimeve bujqësore dhe drurë frutorë, në pronësi të shtetasit V. C., 64 vjeç. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.