Policia e Shtetit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mbrëmjen e djeshme, ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë se Shtetit, për pezullimin e menjëhershëm nga detyra, të 3 punonjësve të Policisë, të dyshuar për korrupsion pasiv.
Janë pezulluar menjëherë nga detyra, punonjësit e Policisë:
-Inspektor E. Sh. dhe Inspektor G. N., me detyrë “Trupë Shërbimi” i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim;
-K. Ç., me detyrë “Trupë Shërbimi” i Sektorit të Trafikut Interurban të DVP Fier, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Punonjësit e Policisë janë arrestuar nga AMP-ja, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre 2 rasteve.
Policia e Shtetit është e vendosur për të larguar nga radhët e saj, cilindo punonjës policie që abuzon me detyrën, që kryen veprime korruptive apo që cenon liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Në këtë kuadër fton qytetarët dhe median që të denoncojnë çdo rast, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm dhe ligjor.