Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. C., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Z. S., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 7 arrestuan shtetasin A. K., 54 vjeç, banues në Vorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

  • B. K., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin kamion, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, ka aksidentuar shtetasin A. D., që po qarkullonte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
  • R. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin F. A., i cili mori mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën;
  • D. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në Rrugën e Balshajve, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.