Qarku Kukës – Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”

Qarku Kukës/Punë intensive operacionale, në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”.

Ndërhyrja e befasishme e Policisë shkatërron një ambient në Krumë, të përshtatur për përdorim dhe shitje në doza, të cannabis sativës, si dhe për organizim të lojërave të fatit.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, bashkëpunëtorë për këto veprimtari kriminale.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, sende që shërbenin për lojërat e fatit dhe 4 celularë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në funksion të një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, u evidentua dhe u godit një rast i shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në një lokal, në Krumë, Has.

Për këtë rast u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit A. Sh., 22 vjeç, A. L., 23 vjeç, F. F., 21 vjeç dhe L. P., 20 vjeç, të katërt banues në Krumë.

Nga kontrollet në lokalin e marrë me qira nga 22-vjeçari, Policia konstatoi se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe shitje në doza, të cannabis sativës, si dhe për organizim të lojërave të fatit. Nga ky ambient, me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në disa doza të gatshme për shitje, një valixhe me sende për lojën “Poker” dhe 4 celularë.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasin A. M., 25 vjeç, banues në Krumë.

Megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️