DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 57 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, pranë kryqëzimit të fshatit Leshnicë, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka përplasur motomjetin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin B. L., 47 vjeç, banues në fshatin Podgorie dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Pogradecit, u transportua për mjekim të specializuar, në spitalin e Traumës Tiranë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin U. G., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në vendin e quajtur “Tyrbja e Goçës”, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e gjykatës, i ka mbajtur ish-bashkëshortes së tij, djalin e tyre.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. R., 32 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, pasi në vendin e quajtur “Gropat në Matresh”, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe pyjore, më pas zjarri ka dalë nga kontrolli duke djegur 11 trungje pishash. Nga verifikimet e kryera dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.
-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. R., 29 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, banues në Bilisht, pasi në Bilisht janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta trupore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.