DVP Fier/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin R. M., 31 vjeç, banues në Fier, pasi në mënyrë të përsëritur ka dhunuar disa varre dhe ka vjedhur sende dekorative dhe kangjellat rrethues të varreve, në varrezat publike të qytetit të Fierit.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. Sh., 41 vjeç, banues në Fier pasi gjatë kontrollit të automjetit të cilin drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një shumë parash.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-M. S., 35 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-H. D., 65 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në fshatin Kashtëbardhë, automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin H. D., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin H. S., 64 vjeç, banues në Tiranë, ku për pasojë janë dëmtuar tre pasagjeret në automjetin tip “Toyota”, të cilat ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. D., 35 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka thyer xhamat e automjetit të një shtetasi tjetër;
-E. D., 40 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka qëlluar me pëllëmbë një fëmijë të mitur 9 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Q., 21 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka goditur me grishte dy fëmijë të mitur 10 vjeç dhe 11 vjeç.
Në fshatin Petovë, Fier, shtetasi B. K., 85 vjeç, njofton se nga pakujdesia e tij, në një ambient në të cilin mbante bagëtit e imta, i ka rënë aksidentalisht një cigare dhe për pasojë janë djegur 25 bagëti të imta(dele).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.