PKK Morinë – Tentoi të trafikonte në vendin tonë, disa mjete prerëse (thika), kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 45-vjeçari nga Serbia

PKK Morinë/Shtohen kontrollet ndaj shtetasve dhe në mjetet me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Tentoi të trafikonte në vendin tonë, disa mjete prerëse (thika), kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 45-vjeçari nga Serbia.

Sekuestrohen mjetet prerëse dhe një shkop gome.

Krahas angazhimit për të ofruar shërbim korrekt, në hyrje/dalje, gjatë sezonit turistik 2023, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë intensifikuar kontrollet me përzgjedhje dhe ato në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Në vijim të këtyre kontrolleve, në hyrje të vendit, është kaluar në vijë të dytë, automjeti tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin M. Z. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 3 mjete prerëse (thika) dhe një shkop gome, si i Policisë, që shtetasi M. Z. tentonte t’i fuste në vendin tonë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. Z., 45 vjeç, banues në Serbi, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝�🙍️