DVP Korçë
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Voskop”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Reno” dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 34-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka fyer dhe kanosur nëpërmjet telefonit, ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. D., 73 vjeç, banues në Pogradec, pasi është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec, duke mbajtur në dorë një armë të ftohtë thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera dyshohet se ky shtetas vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.