Durrës – Vihen në pranga 2 shtetas

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim B. M., 31 vjeç dhe M. F., 38 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 18, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në muajin maj të këtij viti, kanë vjedhur një shumë parash, në një agjenci udhëtimesh.

Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. H., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.