DVP Elbasan – Finalizohet operacioni policor i koduar “Covered”, 2 shtetas në pranga

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Covered”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Kishte fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, në bagazhin e automjetit që drejtonte, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Vihet në pranga edhe pasagjeri në automjet, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe municioni luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për dy shtetas që qarkullonin me armë zjarri, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Covered”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Valas”, Cërrik, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit:

-A. Zh., 37 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-A. K., 32 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. Zh. dhe pasagjer shtetasin A. K., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅