DVP Elbasan/Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-S. B., 56 vjeç dhe Xh. Sh., 64 vjeç, të dy banues në fshatin Gjocaj;
-A. Ç., 29 vjeç dhe Y. B., 62 vjeç, të dy banues në fshatin Bishqem;
-Z. Rr., 54 vjeç, banues në fshatin Pajovë.
Këta shtetas u kapën duke drejtuar motomjetin përkatës, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka kanosur dhe fyer bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin U. D., 18 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, 15 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka bërë njoftim të rremë në Policinë e Elbasanit, se teksa qarkullonte me automjet, është kanosur nga disa shtetas. Pas verifikimeve nga shërbimet e Policisë, njoftimi ka rezultuar i pavërtetë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.