DVP Vlorë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin T. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në flagrancë shtetasin polak D. K., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin që e drejtonte pa leje, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, në aksin rrugor “Nartë-Vlorë”, shtetasin italian M. F., 49 vjeç, banues në Spanjë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Nga verifikimet dhe kontrollet u konstatua se ky shtetas drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, dhe se posedonte një kartë identiteti false.

Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-D. B., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-Th. K., pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Himarë/Informacion paraprak-Rreth orës 12:00, në Himarë, teksa drejtonte automjetin me të cilin lëvizte bashkë me djalin e tij, shtetasi S. B., 70 vjeç, banues në Dhërmi, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, dhe për këtë shkak ka ndaluar automjetin. Pak minuta pasi ka ndaluar automjetin, 70-vjeçari ka humbur jetën, në automjet, dyshohet për shkak të një arresti kardiak. Grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e humbjes së jetës.