Kamëz – Plagosi me mjet prerës thikë një 20-vjeçar dhe u largua, kapet dhe vihet në pranga

Kamëz

Plagosi me mjet prerës thikë një 20-vjeçar dhe u largua, pas ndjekjes intensive të Policisë dhe kontrolleve të pandërprera, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve që kryejnë vepra penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Kodër Kuqe, në Babrru, gjatë të cilit shtetasi I. M., 33 vjeç, kishte goditur me mjet prerës shtetasin A. C., 20 vjeç, kanë organizuar punën dhe kanë vijuar kontrollet intensive për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit I. M., 33 vjeç.

33-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kodër Kuqe, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. C., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.