DVP Dibër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin S.U., 32 vjeç, banues në fshatin Luzni, pasi u kap duke drejtuar mjetin tip motoçikletë, pa u pajisur me leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R.Ç., 31 vjeç, banues në Burrel, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin B.M.
-Informacione paraprake:
Në një subjekt minerar në Bulqizë, shtetasi A.A., 52 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës është lënduar në këmbë. 52-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital.
-Në aksin rrugor Gjoricë-Maqellarë, shtetasi N.G., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke u përplasur me barrierat anësore në rrugës. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dhe po trajtohen me ndihmë mjekësore në spital, dy pasagjere, konkretisht shtetaset K.G., dhe N.M.
Për dy ngjarjet e lartëpërmendura janë ngritur grupet hetimore dhe po kryejnë hetimet për në vendngjarje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.