HAPEN APLIKIMET PËR PRANIM NË FUNKSIONE TË VEÇANTA NË POLICINË E SHTETIT

Në mbështetje të nenit 9, pika 2, shkronjat “b” “ç”, nenit 40, të Ligjit 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar,  të neneve 149-155, të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 750, datë 16.09.2015,  e ndryshuar, të urdhrit nr. 887, datë 12.06.2023 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, “Procedurë Standarde të Punës për pranimin e punonjësve në funksione të veçanta në Policinë e Shtetit”, në urdhrin nr. 122, datë 16.08.2023, të Ministrit të Brendshëm, “Për miratimin e funksioneve të veçanta në Policinë e Shtetit,

URDHËROJ:  

  1. Hapjen e aplikimeve për pranim në funksionet e veçanta të Policisë së Shtetit.   
  • Aplikimet fillojnë më datë 01.09.2023 dhe përfundojnë më datë 30.09.2023.
  • Aplikimet dorëzohen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
  • Kanë të drejtë të aplikojnë për pranim në funksionet e veçanta shtetasit të cilët plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe ato të veçanta sipas përcaktimeve të këtij urdhri.
  • Kritere të përgjithshme:
  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil.”
  3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës;
  4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  5. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  7. Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fushën perkatese;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  9. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
  10. Të plotësojë kushtet për tu pajisur me certifikate të sigurimit të personelit sipas nivelit të pozicionit të punës për të cilin aplikon:

4.2 Kritere të veçanta sipas strukturave policore janë si vijon:

I. DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE

Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Specialist/Analist financiar, në Sektorin e Analizës Financiare dhe (ARO), në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare.Kryekomisar2
  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo ” Master Profesional” në Shkencat ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  • Të njohë kërkesat ligjore e procedurale që kanë të bëjnë me parandalimin, hetimin dhe gjurmimin, si dhe kërkesat për marrjen, grumbullimin e përpunimin e informacionit.
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup.
  • Të njohë mirë gjuhën angleze, njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi.
  • Të ketë njohuri në fushën e analizës financiare si dhe në fushën e veprave penale të krimit ekonomik e financiar.
  • Në rast të pasjes së trajnimeve/eksperiencës së punës në fushën e analizës financiare/ kontabilitetit përbën përparësi në përzgjedhje.
  • Të ketë njohuri mbi sistemet operative kompjuterike.
  • Të ketë njohuri mbi bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar dhe menaxhimin e situatave ku kërkohet ky bashkëpunim.
  • Të njohë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
  • Të ketë njohuri për legjislacionin kombëtar mbi fushën e krimeve ekonomike e financiare dhe krimeve të ndërlidhura me to.
  • Të ketë njohuri për legjislacionin ndërkombëtar mbi fushën e krimeve ekonomike dhe krimeve të ndërlidhura me to.
  • Të mos ketë pengesa ligjore për t’u pajisur me certifikate sigurie personeli.
Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Specialist për ARO, në Sektorin e Analizës Financiare dhe (ARO), në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e FinanciareKomisar1

Kritere të veçanta:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo ” Master Profesional” në Shkencat juridike/ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë
  • Të njohë në thellësi kërkesat ligjore e procedurale që kanë të bëjnë me parandalimin, hetimin dhe gjurmimin, si dhe kërkesat për marrjen, grumbullimin e përpunimin e informacionit.
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup.
  • Të njohë mirë gjuhën angleze, njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi.
  • Të ketë njohuri në fushën e hetimit të aseteve kriminale të prejardhura nga veprimtari të jashtëligjshme si dhe në fushën e veprave penale të krimit ekonomik e financiar.
  • Në rast të pasjes së trajnimeve/eksperiencës së punës në fushën e analizës financiare përbën përparësi në përzgjedhje.
  • Të ketë njohuri mbi sistemet operative kompjuterike.
  • Të ketë njohuri mbi bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar dhe menaxhimin e situatave ku kërkohet ky bashkëpunim.
  • Të njohë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
  • Të ketë njohuri për legjislacionin kombëtar mbi fushën e pastrimit të parave, hetimit pasuror dhe krimeve të ndërlidhura me to.
  • Të ketë njohuri për legjislacionin ndërkombëtar mbi fushën e pastrimit të parave, hetimit pasuror dhe krimeve të ndërlidhura me to.
  • Të mos ketë pengesa ligjore për t’u pajisur me certifikate sigurie personeli.
Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Specialist për Sistemin e Identifikimit, në Sektorin për Mbështetjen e Hetimeve, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të OrganizuarNënkomisar1

Kritere të veçanta:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo ” Master Profesional” në Shkencat kompjuterike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  • Të njohë në thellësi kërkesat ligjore e procedurale që kanë të bëjnë me parandalimin, hetimin dhe gjurmimin, si dhe kërkesat për marrjen, grumbullimin e përpunimin e informacionit.
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup.
  • Të njohë mirë gjuhën italiane, njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi.
  • Të ketë njohuri në fushën e krimeve kompjuterike dhe programeve kompjuterike.
  • Në rast të pasjes së trajnimeve / eksperiencës së punës në fushën e krimeve kompjuterikë /apo krimeve kundër personit  përbën përparësi në përzgjedhje.
  • Të ketë njohuri mbi sistemet operative kompjuterike.
  • Të ketë njohuri mbi bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar dhe menaxhimin e situatave ku kërkohet ky bashkëpunim.
  • Të njohë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
  • Të ketë njohuri për legjislacionin ndërkombëtar.
  • Të mos ketë pengesa ligjore për t’u pajisur me certifikate sigurie personeli.
Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Specialist analist/zhvillues aplikacioni/modelesh analitike, në Sektorin e Analizës së Informacionit, në Drejtorinë e Inteligjencës dhe Arkivës KriminaleKryekomisar1

Kritere të veçanta:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo ” Master Profesional” në Shkencat kompjuterike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  • Të ketë njohuri të mira për zhvillimin e aplikacioneve Web, projekteve në ASP.Net, etj.
  • Të ketë aftësi dhe njohuri të mira programimi në PHP / MYSQL, C++
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup.
  • Të njohë mirë gjuhën angleze, njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi.
  • Të ketë njohuri mbi sistemet operative kompjuterike.
  • Të njohë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
  • Të mos ketë pengesa ligjore për t’u pajisur me certifikate sigurie personeli.
Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Specialist analist/për Burimet e Hapura, në Sektorin e Analizës së Informacionit, në Drejtorinë e Inteligjencës dhe Arkivës KriminaleKomisar2

Kritere të veçanta:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo ” Master Profesional” në Shkencat ekonomike ose kompjuterike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  • Të kenë njohuri dhe aftësi për gjurmimin e të dhënave në burimet e hapura dhe rrjetet sociale, përparësi të trajnuarit për OSINT (Open Source Inteligence)
  • Të ketë aftësi në analizimin e të dhënave të vendndodhjeve (GPRS / IP ADRESS, etj.)
  • Të ketë eksperiencë punë në strukturat analitike në institucionet e zbatimit të ligjit
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup.
  • Të njohë mirë gjuhën angleze, njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi.
  • Të ketë njohuri mbi programet baze kompjuterike dhe veçanërisht MS Excel.
  • Të njohë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
  • Të mos ketë pengesa ligjore për t’u pajisur me certifikate sigurie personeli.
Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Specialist i Cilësisë së Informacionit, në Sektorin e Cilësisë së Informacionit Policor, në Drejtorinë e Inteligjencës dhe Arkivës KriminaleKryekomisar1

Kritere të veçanta:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo ” Master Profesional” në Shkencat kompjuterike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  • Të ketë njohuri të mira për menaxhimin e bazave të të dhënave.
  • Të ketë njohuri më Macromedia, PHP, MYSQL – Ëeb Development
  • Të ketë njohuri për zhvillimin e aplikacioneve Ëeb, projekteve në ASP.Net, etj.
  • Të ketë njohuri në zhvillimin e programeve (softëare)
  • Të njohë mirë gjuhën angleze
  • Të ketë njohuri mbi sistemet operative kompjuterike.
  • Të njohë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
  • Të mos ketë pengesa ligjore për t’u pajisur me certifikate sigurie personeli.
Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Specialist, në Sektorin e Përgjimit Ambiental, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme OperacionaleKryekomisar1

Kritere të veçanta;

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo ” Master Profesional” në programet e studimit Elektronikë, Elektroteknikë (megatronikë), Informatikë ose Inxhinieri mekanike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze (folur dhe shkruar).
  • Të ketë dëshmi aftësimi për drejtimin e automjetit (patentë klasa “B”).
  • Të jetë i gatshëm për t’ju përgjigjur në ç’do kohë (përfshi ditët e pushimit) kryerjes së detyrave operacionale që ndjekin strukturat operacionale në Policinë e Shtetit.
  • Mosha e kandidatit  “jo më shumë se 30 vjeç”.
  • Zotërimi nga kandidati i “certifikatave” të përfituara nga trajnime në fushat e sipër përmendura , si dhe eksperiencë pune në këto profile përbëjnë avantazh në përzgjedhje.

II. DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN DHE MEDIAN

Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Drejtor, në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe MedianDrejtues i Pare1

Kërkesa te veçanta:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo ” Master Profesional” në programet e studimit në shkencat juridike, shkencat shoqërore ose shkencat e komunikimit. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  • të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fushën jurisprudencës ose marrëdhënieve me publikun.
  • Të ketë kurse apo trajnime ne fushën e mediave;
  • Të gëzojë integritet dhe të ketë eksperience në funksione drejtuese;
  • Të jetë njohës shume i mire i kuadrit ligjor qe normon punën e Policisë së Shtetit, organit procedues dhe atyre gjyqësore
  • Të ketë aftësi të spikatura në shkrim dhe arsyetim ligjor

III. DEPARTAMENTI PËR SHËRBIMET MBËSHTETËSE

Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Shef Sektori, në Sektorin e Armatimit dhe Pajisjeve Speciale, në Drejtorinë e Mbështetjes LogjistikeDrejtues1

Kritere të veçanta:

  • Të jetë i diplomuar në Akademinë e Forcave Tokësore, Specialiteti Armatim – Municion.
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 10 vjet në menaxhimin e aktiveve të shërbimit të armatimit dhe mbi 5 vjet në Policinë e Shtetit në këtë shërbim.
  • Të këtë aftësi profesionale të fokusuara në procesin e planifikimit të nevojave për aktive në përgjithësi dhe atyre të shërbimit dhe armatimit dhe pajisjeve speciale në veçanti.
  • Të zotërojë njohuri të plota teknike e profesionale në njohjen e armëve, municioneve dhe mjeteve të përdorimit të forcës.
  • Kualifikimet në fushën e menaxhimit të aktiveve e në mënyrë të veçantë, të aktiveve të shërbimit të armatimit përbëjnë avantazh.
  • Të zotërojë aftësi bashkëpunimi e drejtimi, aftësi komunikimi e organizimi në punë dhe aftësi për procedurat, programet dhe tendencat e zhvillimit të organizatës së policisë.
Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Shef Sektori, në Planifikimit dhe Monitorimit të Buxhetit, në Drejtorinë e Mbështetjes LogjistikeDrejtues1

Kritere të veçanta:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në shkencat ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  • Të ketë shërbyer në strukturat e buxhet financës apo struktura të tjera operuese të administrimit dhe përdorimit të burimeve financiare e materiale jo me pak së 5 vite;
  • Të ketë njohuri të përgjithshme të programeve bazë në përdorimin e kompjuterit  Excel; Ëord dhe programe të tjera financiare  si dhe AFMIS.
  • Të ketë njohuri dhe aftësi drejtuese për punën në grup dhe për procedurat, programet dhe tendencat e zhvillimit të organizatës së policisë, për standardet  e zbatimit dhe monitorimit të buxhetit dhe menaxhimit të aktiveve.

IV. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Specialist Mjek, Trupe Operacionale, në Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejte Fier.Kryekomisar1

Kritere të veçanta:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë Mjekësi, brenda ose jashtë vendit diplomë e njohur nga MASH.
  • Të jetë i pajisur me licencën përkatëse të profesionit, ose të jetë në  proces për t’u pajisur me ketë licencë.
Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Specialist, në Sektorin e Sigurise Rrugore, në Drejtorinë e Policisë Rrugore.Kryekomisar1

Kritere të veçanta:

  • Të ketë përfunduar ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, në Fakultetin  e Inxhinierisë së Ndërtimit.

V. DEPARTAMENTI PËR TEKNOLOGJINË E INFORMACIONIT

Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Asistent, në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit.Drejtues1

Kritere të veçanta:

  • Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve “Master Shkencor”, në Shkencat Kompjuterike ose në Shkenca të Komunikimit.
  • Të jetë i pajisur me certifikatë sigurie nga Autoritetit Kombëtar të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (AKSIK ) për njohje të informacionit të nivelit “Tepër sekret”
  • Të ketë aftësi për të menaxhuar ndryshimin dhe zhvillimin e organizatës;
  • Të ketë aftësi për të menaxhuar burimet njerëzore dhe materiale;
  • Të ketë njohuri të mira pune për drejtimet aktuale dhe zhvillimet në polici;
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup;
  • Të njohë parimet e mbikëqyrjes, trajnimit dhe vlerësimit të performancës;
  • Të njohë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut;
  • Preferohet të njohë gjuhën angleze.

VI. DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Specialist, organizimi dhe trajtimi financiar, në Sektorin e Organizimit, Pagave dhe Pensioneve, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore.Kryekomisar1

Kritere të veçanta:

  • Të ketë njohuri shumë të mira të specialiteteve brenda fushës të burimeve njerëzore dhe në veçanti përgatitje të lartë profesionale lidhur me fushën e organizimit strukturor dhe të trajtimeve financiare gjatë qëndrimit në punë dhe pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, të punonjësve në Policinë e Shtetit, si dhe njohuri specifike në fushën ekonomiko-financiare.
  • Aftësi për të shkëmbyer ide dhe mendime teknike dhe për të argumentuar propozimet përkatëse, aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
  • Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimevetë arsimin e lartë në Shkenca Ekonomike dhe diploma Bachelor në Shkencat Ekonomike ose juridike.
  • Të ketë përvojë pune mbi 3 vjet në fushën e shërbimeve ekonomiko financiare.

VII. INSTITUTI I POLICISË SHKENCORE

Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Shef Sektori, në Sektorin e Biologjisë, në Institutin e Policisë Shkencore.Drejtues1

Kritere të veçanta:

  • të kenë arsimin e lartë Diplomë “Master Shkencor”, në shkencat  e biologjisë, bioteknologjisë, bioinformatikë, gjenetikë, biokimi.
  • Njohuri  dhe aftësi  të mira në lidhje me teknika dhe metodika që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve biologjike;
  • Njohuri mbi  procedurat standarde të punës në fushën e ekzaminimeve biologjike dhe akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e policisë shkencore në përgjithësi dhe ekspertimit kriminalistik në veçanti;
  • Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave bashkëkohore që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve biologjike dhe analizën e ADN-së, për të gjitha provat me natyrë biologjike;
  • Aftësi për të punuar në grup, lidhur me përgatitjen e  produkteve së ekspertimeve biologjike dhe analizës së ADN-së;
  • Aftësi për të prezantuar qartë profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale;
  • Të jetë i certifikuar në fushën e ekspertimeve biologjike ligjore, si edhe trajnime në fushën e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe ekspertimeve kriminalistike.
  • Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune profesionale ku përfshihen aspekte të ndryshme.
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze (kjo e vërtetuar me diplomë), por edhe aftësi për komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë.
  • Të ketë njohuri ne lidhje me aktet ligjore dhe nën ligjore që normojnë punën e Policisë së Shtetit
  • Të ketë njohuri të përgjithshme rreth objektit të punës të IPSH dhe të shërbimit të Policisë Shkencore.
  • Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Specialist Ekspert, në Sektorin e Biologjisë, në Institutin e Policisë Shkencore.Kryekomisar7

Kritere të veçanta:

  • të kenë arsimin e lartë Diplomë “Master Shkencor”, në shkencat  e biologjisë, bioteknologjisë, bioinformatikë, gjenetikë, biokimi.
  • Njohuri  dhe aftësi  të mira në lidhje me teknika dhe metodika që zbatohen në fushën e

 kryerjes së ekspertimeve biologjike;

  • Njohuri mbi  procedurat standarde të punës në fushën e ekzaminimeve biologjike dhe

akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e policisë shkencore në përgjithësi dhe ekspertimit kriminalistik në veçanti;

  • Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të

 metodikave bashkëkohore që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve biologjike

dhe analizën e ADN-së, për të gjitha provat me natyrë biologjike;

  • Aftësi për të prezantuar qartë profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale;
  • Të jetë i certifikuar në fushën e ekspertimeve biologjike ligjore.
  • Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune profesionale ku përfshihen aspekte të ndryshme.
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze (kjo e vërtetuar me diplomë), por edhe aftësi për

 komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë.

  • Të ketë njohuri ne lidhje me aktet ligjore dhe nën ligjore që normojnë punën e Policisë së

 Shtetit

  • Të ketë njohuri të përgjithshme rreth objektit të punës të IPSH dhe të shërbimit të

 Policisë Shkencore.

  • Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Shef Sektori, në Sektorin e Ekzaminimeve Kimike, në Institutin e Policisë Shkencore.Drejtues1

Kritere të veçanta:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo ” Master Profesional” në fushën e shkencave të natyrës, në programet e studimit Kimi ose Biokimi. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  • Të ketë njohuri shumë të mira pune për procedurat shkencore kriminalistike, teknikat dhe metodikat shkencore kriminalistike që zbatohen në kryerjen e akteve të ekspertimeve kimike;
  • Të ketë njohuri dhe aftësi të mira pune, lidhur me parimet e mbikëqyrjes dhe vlerësimit të performancës së specialistëve që ka në vartësi;
  • Të jetë i certifikuar në fushën e ekspertimeve Kimi Ligjore, në fushën e këqyrjes se vendit te ngjarjes,
  • Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune profesionale ku përfshihen aspekte të ndryshme.
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze (kjo e vërtetuar me diplomë), por edhe aftësi për komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë.
  • Të ketë njohuri ne lidhje me aktet ligjore dhe nën ligjore që normojnë punën e Policisë së Shtetit
  • Të ketë njohuri të përgjithshme rreth objektit të punës të IPSH dhe të shërbimit të Policisë Shkencore.
  • Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Specialist Ekspert, në Sektorin e Ekzaminimeve Kimike, në Institutin e Policisë Shkencore.Kryekomisar4

Kritere të veçanta:

  • Të ketë Arsimin e Lartë 5 vjeçar,  Diplomë “DND” ose “Master Shkencor”, të degës së Fakultetit të Shkencave të Natyrës -Kimi ose Biokimi.
  • Të ketë njohuri të mira pune për procedurat shkencore kriminalistike, teknikat dhe metodikat shkencore kriminalistike që zbatohen në kryerjen e akteve të ekspertimeve kimike;
  • Të jetë i certifikuar në fushën e ekspertimeve Kimi Ligjore, në fushën e këqyrjes se vendit te ngjarjes,
  • Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune profesionale ku përfshihen aspekte të ndryshme.
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze (kjo e vërtetuar me diplomë), por edhe aftësi për komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë.
  • Të ketë njohuri ne lidhje me aktet ligjore dhe nën ligjore që normojnë punën e Policisë së Shtetit
  • Të ketë njohuri të përgjithshme rreth objektit të punës të IPSH dhe të shërbimit të Policisë Shkencore.
  • Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Shef Sektori, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike, në Institutin e Policisë Shkencore.Drejtues1

Kritere të veçanta:

  • Shef Sektori dhe specialisti që do të rekrutohet duhet të ketë arsimin e lartë dhe diplomë “Master”, në shkencat Informatikë, Teknologji Informacioni, Elektronikë, në fusha të ngjashme etj.
  • Njohuri  dhe aftësi  të mira kompjuterike të demonstruara si dhe në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike.
  • Njohuri mbi procedurat standarde të punës në fushën e ekzaminimeve kompjuterike dhe akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e Institutit të Policisë Shkencore në përgjithësi dhe ekspertimit kriminalistik në veçanti;
  • Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike.
  • Aftësi për të punuar në grup lidhur me përgatitjen e produkteve të ekspertimeve kompjuterike.
  • Aftësi për të prezantuar qartë e profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale.
  • Të jetë i specializuar në fushën e ekspertimit kompjuterik si dhe të jetë i licencuar nga kompanitë prodhuese të programeve dhe pajisjeve ekzaminuese që përdor sektori për kryerjen e ekspertimeve kompjuterike.
  • Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune profesionale ku përfshihen aspekte të ndryshme.
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze (kjo e vërtetuar me diplomë), por edhe aftësi për komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë.
  • Të ketë njohuri në lidhje me aktet ligjore dhe nën ligjore që normojnë punën e Policisë së Shtetit.
  • Të ketë njohuri të përgjithshme rreth objektit të punës të IPSH dhe të shërbimit të Policisë Shkencore.
  • Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Specialist Kriminalist, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike, në Institutin e Policisë Shkencore.Kryekomisar5

Kritere të veçanta:

  • Specialisti që do të rekrutohet duhet të ketë arsimin e lartë dhe diplomë “Master”, në shkencat Informatikë, Teknologji Informacioni, Elektronikë, në fusha të ngjashme etj.
  • Njohuri  dhe aftësi  të mira kompjuterike të demonstruara si dhe në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike;
  • Njohuri mbi procedurat standarde të punës në fushën e ekzaminimeve kompjuterike dhe akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e Institutit të Policisë Shkencore në përgjithësi dhe ekspertimit kriminalistik në veçanti;
  • Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike;
  • Aftësi për të prezantuar qartë e profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale;
  • Të jetë i specializuar në fushën e ekspertimit kompjuterik si dhe të jetë i licencuar nga kompanitë prodhuese të programeve dhe pajisjeve ekzaminuese kompjuterike.
  • Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune profesionale ku përfshihen aspekte të ndryshme.
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze (kjo e vërtetuar me diplomë), por edhe aftësi për komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë.
  • Të ketë njohuri në lidhje me aktet ligjore dhe nën ligjore që normojnë punën e Policisë së Shtetit;
  • Të ketë njohuri të përgjithshme rreth objektit të punës të IPSH dhe të shërbimit të Policisë Shkencore.
  • Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Shef Sektori ai dhe Specialist, në Sektori i identifikimit Biometrik / zërit /pamjes /qendra e kompetencës, në Institutin e Policisë Shkencore.Drejtues1

Kritere të veçanta:

  • Diplomë Master në Shkenca Kompjuterike, Ekonomike – Informatike ose në fusha të ngjashme, etj.
  • Të ketë njohuri dhe aftësi të mira pune lidhur me parimet e mbikëqyrjes, vlerësimit të performancës për specialistët e sektorit që ka në vartësi, metodikave të ekzaminimeve të zërit human dhe identifikimin e personit me anën e fotografisë.
  • Të ketë aftësi të përcaktojë plane e objektiva për strategjinë e ekspertimeve audio-video si dhe për të vendosur prioritetet e duhura.
  • Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune profesionale ku përfshihen aspekte të ndryshme.
  • Të ketë njohuri ne lidhje me aktet ligjore dhe nën ligjore që normojnë punën e Policisë së Shtetit;
  • Të ketë njohuri të përgjithshme rreth objektit të punës të IPSH dhe të shërbimit të Policisë Shkencore.
  • Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze (kjo e vërtetuar me diplomë), por edhe aftësi për komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë.
Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Specialist kriminalist për ekzaminimin e zërit dhe pamjes së jashtme, në Sektorin e identifikimit Biometrik / zërit /pamjes /qendra e kompetencës, në Institutin e Policisë Shkencore.Kryekomisar2

Specialist për ekzaminimin e zërit dhe pamjes së jashtme, duhet të plotësoj kriteret e më poshtme:

  • Diplomë Master në Shkenca Kompjuterike, Ekonomike-Informatike ose në fusha të ngjashme, etj.
  • Të ketë njohuri dhe aftësi të mira pune lidhur me metodikat e  ekzaminimeve të zërit human dhe identifikimin e personit me anën e fotografisë.
  • Të ketë aftësi të përcaktojë plane e objektiva për strategjinë e ekspertimeve audio-video si dhe për të vendosur prioritetet e duhura.
  • Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune profesionale ku përfshihen aspekte të ndryshme.
  • Të ketë njohuri ne lidhje me aktet ligjore dhe nën ligjore që normojnë punën e Policisë së Shtetit.
  • Të ketë njohuri të përgjithshme rreth objektit të punës të IPSH dhe të shërbimit të Policisë Shkencore.
  • Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze (kjo e vërtetuar me diplomë), por edhe aftësi për komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë.
Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Specialist për identifikimin e dokumenteve të udhëtimit, në Sektorin e identifikimit Biometrik / zërit /pamjes /qendra e kompetencës, në Institutin e Policisë Shkencore.Nënkomisar3
  • Diplomë Master në Shkenca/Profesionale ne fushën Kompjuterike, Informatike ose në fusha të ngjashme.
  • Të jetë i certifikuar si Ekspert Kriminalist në fushën e ekzaminimeve të dokumenteve të udhëtimit.
  • Të ketë njohuri dhe aftësi të mira në lidhje me teknikat dhe metodikat shkencore kriminalistike që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve teknike të dokumenteve të udhëtimit.
  • Të ketë njohuri mbi procedurat standarde të punës në fushën e ekzaminimeve teknike të dokumenteve të udhëtimit dhe akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e ekspertimit kriminalistik në veçanti.
  • Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave kriminalistike që zbatohen në kryerjen e ekspertimeve teknike të dokumenteve të udhëtimit.
  • Aftësi për të punuar në grup lidhur me përgatitjen e produkteve të ekspertimeve teknike të dokumenteve të udhëtimit.
  • Aftësi për të prezantuar qartë dhe profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale.
Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Specialist, në Sektorin e menaxhimit të cilësisë, koordinimit dhe akreditimit, në Institutin e Policisë Shkencore.Kryekomisar1
  • Të ketë Diplomë Master në Shkenca Natyrore, Shoqërore, Ekonomike ose Informatike.
  • Të jetë i specializuar/trajnuar në fushën e menaxhimit shkencor të cilësisë, sipas standardit ISO/IEC 9001, 17025.
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet.
  • Të ketë njohuri dhe aftësi të mira pune në drejtim të ndjekjes dhe zbatimit të procedurave standarde të punës, mjeteve tekniko – kriminalistike, teknikave dhe metodikave shkencore kriminalistike që aplikohen në kryerjen e akteve të ekspertimit, sipas standardit ISO/IEC 17025.
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze (kjo e vërtetuar me diplomë), por edhe aftësi për komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë.

VIII. DREJTORIA VENDORE E POLICISË TIRANË

Emërtimi i pozicionitGrada korrespondueseNr. Vendeve
Shef Seksioni ai dhe Specialist, në Seksionin për Ekzaminimet Kompjuterike, në Sektorin e Policisë Shkencore, në DVP TiranëKryekomisar1

Kritere të veçanta:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo ” Master Profesional” në fushën e shkencave kompjuterike. Edhe diploma e nivelit “Baclelor” duhet të jete në të njëjtën fushe.
  • Njohuri  dhe aftësi shumë  të mira kompjuterike.
  • Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike;
  • Aftësi për të prezantuar qartë e profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale;
  • Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune profesionale ku përfshihen aspekte të ndryshme.
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze (kjo e vërtetuar me diplomë), por edhe aftësi për komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë.
  • Të ketë njohuri ne lidhje me aktet ligjore dhe nën ligjore që normojnë punën e Policisë së Shtetit;
  • Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
  • Të ketë njohuri të përgjithshme rreth objektit të punës te Sektorit të Policisë Shkencore
  • Shtetasit të cilët shprehin vullnetin për të aplikuar për funksionet e veçanta të përcaktuara në këtë urdhër, brenda datë 30.09.2023 duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorine e Pergjitshme të Policisë së Shtetitdokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
  2. Fotokopje të kartës së identitetit;
  3. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse;
  4. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
  5. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  6. Certifikatë familjare;
  7. Vërtetim nga gjykata;
  8. Vërtetim nga prokuroria;
  9. Raport mjeko-ligjor;
  10. Fotokopje e librezës së punës;
  11. Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
  • Verifikimi i dokumentacionit behet nga sekretaria teknike e përbërë nga punonjësit:
  1. Komisar Valbona Çaushi
  2. Komisar Gentjana Jenishaj
  • Në përfundim të procesit të verifikimit, Sekretaria teknike përgatit listën e aplikantëve të cilët plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të parashikuara në këtë urdhër.
  • Aplikanti që pas verifikimit rezulton se plotëson kriteret e përcaktuara për t’u pranuar në funksione të veçanta, i nënshtrohet fazave të vlerësimit si më poshtë:

a) jetëshkrimit të kandidatit (vlerësohet me 10 pikë);

  • Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e njohurive dhe eksperiencën në fushën e menaxhimit e kontrollit të problemeve ekonomike në strukturat e rendit e sigurisë publike si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 10 pikë);

b) testimi me shkrim (vlerësohet me 60 pikë);

  • Kontrollin e njohurive të aplikantit në test me shkrim (vlerësohet me 60 pikë). Aplikanti që nuk arrin të marrë 40 pikë në testin me shkrim nuk i nënshtrohet vlerësimit në intervistën me gojë dhe ndërpret procesin e vlerësimit;

c) intervista me gojë (vlerësohet me 30 pikë).

  • Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me menaxhimin e kontrollit të problemeve ekonomike në strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 30 pikë).
  • Vlerësimi i aplikantëve behet nga Komisioni i Vlerësimit i cili përbëhet nga:
  1. Drejtori i Burimeve Njerëzore
    1. Drejtori i Drejtorisë sipas fushës ku është funksioni për konkurrim
    1. Drejtori i Drejtorisë Juridike
  1. Aplikanti që nuk arrin të marrë të paktën 40 pikë në testin me shkrim, nuk i nënshtrohet vlerësimit në intervistën me gojë dhe ndërpret procesin e vlerësimit.
  1. Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
  1. Pyetjet e testit me shkrim dhe intervistës me goje hartohen nga Komisione të ngritura me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
  1. Koha dhe vendi i zhvillimit të testimit i njoftohen aplikantëve jo me vone së 2 dite para datës së zhvillimit të testimit nga Drejtoria e Burimeve Njerezore.
  1. Në përfundim të secilës fazë të testimit/vlerësimit Komisioni harton procesverbalin mbi rezultatet e arritura nga secili aplikant dhe në përfundim te tyre harton listën e aplikantëve sipas rezultateve të arritura në rend zbritës të ndare sipas pozicioneve për të cilat është zhvilluar konkurrimi.
  1. Aplikantët kane të drejtën e ankimimit pranë Komisionit të Ankimimit i cili përbëhet nga:
  1. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
  2. Drejtori i Departamentit ku është funksioni për të cilin është bere konkurrimi
  3. Drejtori i Standardeve Profesionale
  1. Me zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti i Sherbimeve Mbeshtetese, Departamenti për Sigurine Publike, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Departamenti për Teknologjine e Informacionit,  Drejtoria për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median, në Drejtorinë e Përgjithshme të  Policisë së Shtetit, Instituti i Policisë Shkencore si dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
  1. Drejtoria për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të bëjë publikimin në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit brenda datës 01.09.2023.
  1. Për kontrollin e zbatimit të këtij urdhri, ngarkohet Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Shkarkoni formularin e aplikimit ne linkun me poshte:

https://wetransfer.com/downloads/c0cc3fd21a475006a7999a284ab6b34120230908085845/2e7e7099db9f03394d16092a9c75861820230908085900/7896de?trk=TRN_TDL_01&utm_campaign=TRN_TDL_01&utm_medium=email&utm_source=sendgrid