Bulqizë/Përkrahu shokun e tij, 18-vjeçarin, i cili gjatë një konflikti të çastit, mbrëmjen e datës 26.08.2023, në fshatin Ostren, plagosi me mjet prerës, një shtetas tjetër, arrestohet 21-vjeçari

Bulqizë

Përkrahu shokun e tij, 18-vjeçarin, i cili gjatë një konflikti të çastit, mbrëmjen e datës 26.08.2023, në fshatin Ostren, plagosi me mjet prerës, një shtetas tjetër, arrestohet 21-vjeçari.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve pocedurale, 18-vjeçarit të arrestuar menjëherë pas ngjarjes, iu gjetën të fshehura 2 mjete prerëse (thika).

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në një konflikt të çastit, mbrëmjen e datës 26.08.2023, në fshatin Ostren, ku shtetasi A. A., 18 vjeç (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes), plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin B. K., 25 vjeç, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. K., 21 vjeç, banues në fshatin Radovesh.

Nga hetimet rezultoi se 21-vjeçari ka përkrahur shtetasin A. A. (shokë me njëri-tjetrin), gjatë këtij konflikti.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shtetasit të arrestuar A. A., iu gjetën dhe iu sekuestruan 2 mjete prerëse (thika), të cilat i kishte fshehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.