Qarku Lezhë/Finalizohet operacioni policor “River Cries”.
Operacion i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomike në DVP Lezhë në bashkëpunim me DRIKMT Lezhë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore.
Gërryenin me mjete të rënda, shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve, arrestohet 67-vjeçari, administator i një subjekti, i cili në momentin e kontrolleve nga shërbimet policore i ka kundërshtuar për të mos lejuar kontrollin.
Sekuestrohen 3 kamionë dhe 1 ekskavator duke nxjerrë dhe ngarkuar inerte.
Gjatë ditës së djeshme, u godit edhe një tjetër rast i transportimit me trajlera të materialeve inerte të marra në mënyrë të kundërligjshme, ku u vunë 3 shtetas në pranga ( administratori dhe shoferët).
Specialistët për hetimin e krimeve ekonomike në DVP Lezhë në bashkëpunim me shërbimet e DRIKMT Lezhë, në kuadër e zbatim të Planit të Masave “Për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore dhe krimeve që cënojnë regjimin juridik të tokës”, si dhe bazuar në informacionet policore të administruara nga inteligjenca informative për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale në qarkun e Lezhës, kanë vijuar kontrollet intensive, ku kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast duke finalizuar operacionin policor të koduar “River Cries “.
Si rezultat, nga kontrollet e zhvilluara edhe gjatë natës, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. K. 67 vjeç, banues në Fushë Milot, administrator i një subjekti për nxjerrje inertesh.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kamionë të mbushur me materiale inerte dhe 1 ekskavator brenda në lum.
Në momentin që shërbimet policore kanë shkuar për kontroll te subjekti, administratori i arrestuar i ka kundërshtuar me qëllim moslejimin e kontrollit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.