Dibër/Identifikohet dhe procedohet penalisht autori i zjarrvënies në fshatin Çidhën.
Ndezi zjarr në tokën e tij, për djegien e shkurreve, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një siperfaqe e madhe toke, reagimi i menjëhershëm i Policisë , çoi në identifikimin dhe procedimin penalisht të autorit të zjarrvënies.
Policia e Dibrës ka marrë njoftim se në fshatin Çidhën, kishte rënë zjarr dhe zjarri po përhapej me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes sëbashku me shërbimin zjarrfikës. Shërbimet e Policisë sëbashku me forcat zjarrëfikëse vunë nën kontroll zjarrin dhe pas disa orësh bënë të mundur fikjen e tij.
Ndërkohë strukturat hetimore të Policisë së Dibrës, falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore bazuar dhe në inteligjencën policore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasin H.K., 68 vjeç, banues në Dibër.
Nga veprimet hetimore rezultoi se 68-vjeçari, kishte ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh, me barishte dhe shkurre.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.