Lushnjë/Turistët italianë gjejnë portofolin me lekë dhe dokumente të tjera personale të një shtetasi shqiptar dhe e dorëzojnë menjëherë në Komisariatin e Policisë Lushnjë.
Shërbimet e Policisë i dorëzojnë këtij shtetasi, portofolin që kishte humbur në qytetin e Lushnjës.
Dy turistë italianë, duke udhëtuar me biçikletë, kanë gjetur në rrugë, një portofol me një shumë parash dhe e kanë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Lushnjë.
Shërbimet e Policisë, pasi kanë kryer verifikimet në bazë të kartës ID që ishte në portofol, kanë njoftuar shtetasin që e kishte humbur, i cili është paraqitur në Komisariat për të marrë portofolin me shumën e konsiderueshme të parave, kartat bankare dhe kartën e identitetit.
Pasi ka marrë portofolin, ai ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe dy turistët italianë, për gjestin e tyre.