Hapen aplikimet për pranim në funksionin e veçantë të Policisë së Shtetit, “Drejtor, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, për çështje të hetimit të krimeve kimbernetike dhe sigurinë kimbernetike, funksion me gradë policore “Drejtues i Parë”.
Aplikimet fillojnë më datë 31.07.2023 dhe përfundojnë më datë 02.08.2023.
Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kriteret e pranimit në funksionin e veçantë “Drejtor, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, funksion me gradë policore “Drejtues i Parë”, për çështje të hetimit të krimeve kimbernetike janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil.”
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet profesionale;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
- Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
- Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.
Kritere të veçanta:
- Të ketë mbaruar ciklin e dytë të Arsimit të Lartë, në shkencat kompjutetike / elektronike.
- Të ketë njohuri të mira pune për drejtimet aktuale dhe zhvillimet në polici.
- Të njohë në thellësi kërkesat ligjore e proceduriale që kanë të bëjnë me parandalimin, hetimin dhe gjurmimin, si dhe kërkesat për marrjen, grumbullimin e përpunimin e informacionit policor.
- Të ketë njohuri shumë të mira në MS Ëindoës Server, Linux, Linux Scripting, Routing dhe mbrojtja e sistemeve bazuar ne teknologjine CISCO, CISCO Security, Linux Security, Mikrotik Security.
- Të ketë njohuri të mira në arkitekturë dhe teknologjitë kompjuterike, gjuhët dhe teknikat e programimit, rrjetet kompjuterike.
- Të ketë aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim e problemeve në fushën e çështjet kimbernetike.
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup.
- Të njohë mirë gjuhën angleze, njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi.
- Të ketë njohuri në fushën e hetimit të veprave penale të krimeve kibernetike dhe veprave penale që lidhen me krimet kibernetike.
- Të ketë njohuri mbi sistemet operative kompjuterike.
- Të ketë njohuri mbi pajisjet elektronike, memorien dixhitale, kushtet e ruajtjes së saj, zinxhirin e provës etj.
- Të ketë njohuri mbi hetimin e rrjetit kompjuterik, faqeve në rrjet, pajisjeve elektronike etj
- Të ketë njohuri mbi bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar dhe menaxhimin e situatave ku kërkohet ky bashkëpunim.
- Të njohë parimet e mbikëqyrjes, trajnimit dhe vlerësimit të performancës.
- Të njohë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
- Të ketë njohuri për legjislacionin kombëtar mbi fushën e krimeve kibernetike dhe krimeve të ndërlidhura me to.
- Të ketë njohuri për legjislacionin ndërkombëtar mbi fushën e krimeve kibernetike dhe krimeve të ndërlidhura me to.
- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune profesionale.
- Të mos ketë pengesa ligjore për tu pajisur me certifikate sigurie personeli.
Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse;
- Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Raport mjeko-ligjor;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
Punonjësi në funksionin e veçantë, “Drejtor, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, funksion me gradë policore “Drejtues i Parë””, kryen këto detyra kryesore:
- Siguron mbikqyrje direkte për Shefat e Sektorëve gjatë gjithë veprimtarisë së tyre, gjatë kohës së kryerjes së detyrës nga ana e tyre.
- Merr pjesë, koordinon dhe menaxhon të gjithë procesin e punës së kryer nga Shefat e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
- Kryen studime administrative dhe operacionale në lidhje me çështjet e menaxhimit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe strukturave për Hetimin e krimit kibernetik në DVP.
- Analizon punën e personelit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe strukturave për Hetimin e krimit kibernetik në DVP dhe të marri masat konkrete për përmirësimin e punës.
- Zhvillon programe gjithë përfshirëse, që kanë si qëllim korrigjimin në mënyrë efikase të mangësive, përfshirë hartimin e rregulloreve dhe procedurave të nevojshme për të përmbushur mandatin ligjor të sektorit.
- Evidenton problematikat me burimet njerëzore dhe propozon për largim ose për emërim në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
- Koordinon punën me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me zbatimin e ligjit në fushën e hetimit të krimeve kibernetike.
Procesi i konkurrimit përfshin:
a. Jetëshkrimi i aplikantit,
Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e njohurive dhe eksperiencën në fushën e menaxhimit e kontrollit të problemeve ekonomike në strukturat e rendit e sigurisë publike si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 10 pikë);
b. Testi me shkrim,
Kontrollin e njohurive të aplikantit në test me shkrim (vlerësohet me 60 pikë). Aplikanti që nuk arrin të marrë 40 pikë në testin me shkrim nuk i nënshtrohet vlerësimit në intervistën me gojë dhe ndërpret procesin e vlerësimit;
c. Intervista me gojë,
Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me menaxhimin e kontrollit të problemeve ekonomike në strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 30 pikë).
Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
Testi me shkrim zhvillohet në datë 07.08.2023, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.