Policia ka neutralizuar dhe prangosur dy personat që goditën punonjësit e Policisë për shkak të detyrës.
Në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në Shkozet, në afërsi të një karburanti po ndodhte një konflikt mes disa personave.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kur kanë mbërritur, dy prej personave të përfshirë në konflikt kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Shërbimet e Policisë pas ardhjes në ndihmë edhe të shërbimeve të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e tyre.
Në përfundim të verimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
M. H., 44 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, banues në lagjen Nr. 14, Durrës për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë të rendit publik, kryer në bashkëpunim”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.