DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 7 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë bënë ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim L. L., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
E. Gj., 27 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Kuç i Zi, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime pasagjerja e këtij automjeti, shtetasja K. B., 26 vjeçe, banuese në Bilisht, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
A. H., 64 vjeç dhe Xh. M., 25 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll, pasi në rrugën “Bilisht-Trestenik”, automjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin A. H. është përplasur me motomjetin tip “Lifan” me drejtues shtetasin Xh. M. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi Xh. H., 26 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
J. B., 38 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas tjetër;
E. K., 31 vjeç, banues në fshatin Gështenjas dhe A. H., 33 vjeç, banues në Dardhas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 50 vjeç, banues në fshatin Kuç, Devoll, pasi në Bilisht, u kap duke transportuar me një automjet tip kamion, një sasi drush të prerë në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Korçë/Informacion paraprak
Paraditen e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, një shtetas rreth 20 vjeç, ka hyrë në një supermarket dhe ka vjedhur një shumë lekësh nga arka dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë po këqyrin kamerat e sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.