Raporti 72-orësh i ngjarjeve, 6, 7, 8 maj 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Policia e Shtetit-Finalizohet operacioni policor i koduar “Telegram”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare.Tentuan t’i merrnin një biznesmeni, shumën 100 000 euro, me anë të mashtrimit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (babë e bir).Identifikohet dhe shpallet në kërkim organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, i cili duke u prezantuar si zyrtar i lartë, në komunikimet në rrjetet sociale, iu kërkonte biznesmenëve, shuma të mëdha parash.Zbardhet një rast tjetër i marrjes së një shume të madhe parash, nga këta shtetas, me anë të kësaj mënyre mashtrimi.Sekuestrohen 70 000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, falë rritjes së besimit të qytetarëve, për të denoncuar pranë strukturave policore, raste të veprimtarisë kriminale me qëllim përfitimin e vlerave monetare, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Telegram”.Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit B. V., 54 vjeç dhe A. V., 24 vjeç (babë e bir), banues në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., banues në Tiranë.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit B. V. dhe A. V. do të merrnin shumën 100 000 euro nga një biznesmen. Shtetasi F. Gj. ka organizuar këtë veprimtari kriminale, duke iu prezantuar biznesmentit si zyrtar i lartë dhe duke i kërkuar shumën e parave, gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.Pas identifikimit, shtetasit B. V. dhe A. V. janë mbajtur në vëzhgim nga shërbimet operacionale të Policisë, deri në momentin kur janë arrestuar në flagrancë, para se të merrnin shumën e parave nga biznesmeni.Nga veprimet e thelluara hetimore dyshohet se këta 3 shtetas janë autorë edhe të një rasti tjetër të ngjashëm, të ndodhur në muajin mars të këtij viti, në Tiranë, ku me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë, i kanë marrë një shumë të madhe parash një biznesmeni.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 70 000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj. dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer në bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar.Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.Policia e Shtetit falënderon qytetarët, për rritjen e besimit për të denoncuar në strukturat policore, raste të tilla, por dhe raste të tjera të paligjshmërive, në të gjitha fushat që ato shfaqen.Policia e Shtetit fton qytetarët, operatorët ekonomikë në shkallë vendi dhe të dëmtuarit e tjerë, në rast se kanë dijeni apo dyshojnë për veprimtari kriminale të kësaj natyre, që ta denoncojnë atë pa hezituar, në strukturat policore në të gjithë vendin, duke i garantuar se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet në burime njerëzore dhe operacionale, që të ndëshkojë cilindo që implikohet në këtë veprimtari krininale dhe në çdo paligjshmëri tjetër.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës-Në lidhje me deklaratën e bërë në media, nga kryetari i degës së FRPD në Durrës, sqarojmë opinonin publik se:Më datë 06.05.2023, rreth orës 14:00, kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka njoftuar me telefon se rreth orës 13:00, në një lagje në Sukth, Durrës, një grup prej 6-7 personash kishin qenë në këtë lagje, me një automjet me logo të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe sipas tyre, dy shtetas që drejtonin dy automjete, i kishin kërcënuar me fjalë që të largoheshin nga lagjja.Në këto kushte është ftuar për të bërë kallëzim, kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, por deri në këto momente nuk është paraqitur as ai dhe asnjë shtetas tjetër, për të bërë kallëzim në lidhje me pretendimin e ngritur gjatë telefonatës.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së telefonatës, kanë vënë në dijeni prokurorin e gatshëm në Prokurorinë e Durrësit dhe më pas shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë shkuar në adresën e dhënë.Pas informacioneve të marra, është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Durrës, i dy personave, konkretisht shtetasve F. T., 25 vjeç dhe A. M., 31 vjeç, banues  në Sukth, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë kërcënuar njeri, por kanë debatuar me personat që të  mos futnin postera dhe fletushka poshtë banesave të tyre apo t’i hidhnin ato në rrugë.Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale në ngarkim të dy shtetasve të mësipërm, do t’i dërgohen Prokurorisë, për vlerësim.Drejtoria Vendore e Policisë Durrës sqaron opinonin publik se deklarata e bërë sot nga kryetari i FRPD dega Durrës, i cili foli për banda kriminale që iu bëjnë presion qytetarëve të Durrësit, për të tjetërsuar vullentin e tyre politik, është tërësisht e pavërtetë.Drejtoria Vendore e Policisë Durrës siguron qytetarët dhe të gjitha subjektet politike, se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit e të sigurisë, me qëllim mbarëvajtjen sa më të sigurtë të fushatës zgjedhore dhe se deri tani, në qarkun e Durrësit, nuk ka asnjë rast të cenimit të këtij procesi.Në funksion të mbarëvajtjes sa më të qetë e të sigurtë të të gjithë procesit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qetësi dhe vetëpërmbajtje, duke mos përhapur panik me deklarata të pabazuara në fakte dhe fton cilindo që ndeshet me çfarëdolloj paligjshmërie, që të denoncojë në numrin pa pagesë 112, duke iu siguruar reagim të menjëhershëm dhe profesional.

Kuçovë/Informacion paraprak-Më datë 07.05.2023, rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari”, Kuçovë në  një banesë ku jetonin shtetasit M.K., 86 vjeç dhe  A.K., 84 vjeçe (bashkëshortë), ka shperthyer një bombol gazi dhe për pasojë një pjesë e banesës është rrëzuar.Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe deri në këto momente kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit M.K, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.Vijon puna për nxjerrjen e shtetases A.K.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kuçovë/Informacion shtesë-Në  vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen “11 Janari, Kuçovë, ku ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasve M.K dhe A.K,  shërbimet e Njësisë speciale, të zjarrëfikses dhe të Policisë bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A.K, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra kishte ndërruar jetë.Ndërsa shtetasi M.K, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin rajonal në Berat, për momentin në gjendje të stabilizuar shëndetësore.Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Elbasan-Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në familje.Vihet në pranga 29-vjeçari, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar familjarët e tij, menjëhere kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në banesën e kësaj familjeje, në lagjen “28 Nëntori”.Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit në këtë familje, duke kapur dhe ndaluar 29-vjeçarin që ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij.Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin L. Zh., 29 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Tiranë-Transportoi lëndë piroteknike (kapsolla plasëse), me furgonin e tifozëve, me qëllim për t’i futur në stadium, gjatë ndeshjes Partizani-Kukësi, procedohet penalisht drejtuesi i automjetit.Sekuestrohet një sasi me kapsolla plasëse. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., banues në Tiranë.Ditën e djeshme, gjatë kontrolleve të ushtruara për mbarëvajten e ndeshjes Partizani-Kukësi, ky shtetas, është konstatuar duke transportuar tifozët e Kukësit, me një automjet tip furgon, gjatë kontrollit të të cilit u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë piroteknike (kapsolla plasëse).Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lezhë-Goditën për shkak të detyrës, një gazetar, ndalohen 2 autorët e dyshuar që ishin shpallur në kërkim.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës policore për kapjen e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, gjatë ditës së sotme, kanë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim: I.(E). A., 35 vjeç, banues në Zejmen dhe P.(L). P., 32 vjeç, banues në Manati.Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse më datë 25.01.2023, në Lezhë, kanë dhunuar fizikisht, për shkak të detyrës, shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe bashkëshorten e tij.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Himarë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 2”, sekuestrohen rreth 1500 doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje.Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Himarës.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 2”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:-O. B., 33 vjeç dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në camperin që këta shtetas kishin në përdorim, shërbimet e Policisë gjetën rreth 1500 doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e dozave të kanabisit, kryesisht për turistët, në lokalet e natës, në qytetin e Himarës.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

Shkodër-Ushtroi dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, në ambientet e Gjykatës së qarkut, arrestohet autori.Këta shtetas ishin në seancë gjyqësore me objekt caktimin e urdhrit të mbrojtjes për këtë shtetase.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër arrestuan shtetasin P. V., 72 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, pasi në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, shtetases R. V., 59 vjeçe., banuese në të njëjtin fshat.Të dy këta shtetas ishin në proces gjyqësor për caktimin e urdhrit të mbrojtjes nga shtetasi P. V., në favor të 59-vjeçares, pasi ky shtetas kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe më parë, ndaj kunatës së tij.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sarandë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ndaluan shtetasin M. A., 32 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 176 shtetas, konkretisht: 48 shtetas janë vënë në pranga, 115 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 14 raste – 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 22 raste, 2 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 18 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 7 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 4 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shettas janë proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 14 raste, 7 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 5 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 7 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 18 raste, 1 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 19 raste- 8 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 24 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Ngacmimi seksual”, “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, “Braktisja e fëmijëve të mitur”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Dhunimi i banesës”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Refuzimi për të dëshmuar”, me 9 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, janë evidentuar:

-6 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të veprës penale “Fyerja”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me autorë ende të paidentifikuar.

Për një rast të ndodhur më parë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, është ndaluar 1 shtetas, si dhe për një rast të ndodhur më parë të veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, janë ndaluar 2 shtetas të tjerë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 15 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 19 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 41 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 19 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është vënë në pranga dhe me 22 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.