Tiranë – Vihen në pranga 10 shtetas

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

  • Sh. R., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
  • R. J., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një shkop gome.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. Xh., 24 vjeç, banues në Paskuqan, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet prerës, vëllain e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin A. M., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • F. Sh., 32 vjeç, F. Ll., 32 vjeç, M. V., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
  • M. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
  • D. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur vetëm me dëme materiale me një automjet;
  • S. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.