DVP Vlorë/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 27-vjeçare.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit:
Sh. H., 65 vjeç, pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga Gjykata, për bashkëshorten e tij, duke shkuar në banesën e saj.
D. L., 35 vjeçe, pasi ka kanosur me fjalë dhe ka goditur fizikisht, për motive të dobëta, shtetasen K. L.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi S. C., 38 vjeç, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa automjete të parkuara. Shtetasi S. C. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.