DVP Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. A., 33 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi në qytetin e Korçës, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Stropckë, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 28-vjeçar dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.