Shkodër
Vrau me armë zjarri një 51-vjeçar, falë veprimeve profesionale hetimore, shërbimet e Policisë identifikojnë menjëherë dhe shpallin në kërkim autorin e dyshuar.
Vijon krehja e zonës dhe kontrollet intensive për kapjen e këtij shtetasi.
Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, dyshohet se shtetasi L. V. ka vrarë me armë zjarri automatik, në banesë, shtetasin P. V., 51 vjeç.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, me qëllim kapjen e shtetasit L. V.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.