Testimi, për t’u bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme.
Konkurentët e kualifikuar përgjatë fazës së dytë të konkurrimit, do të vijojnë konkurrimin në fazën e tretë që përkon me testin psikologjik.
Konkurentët që kanë bërë ankim për rezultatet e kësaj faze, do të njoftohen gjatë javës së ardhshme, pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave nga Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave në DPPSH.
Policia e Shtetit uron fituesit e fazës së dytë dhe i inkurajon ata, që të vijojnë me përkushtim edhe në fazat e tjera të konkurrimit, me qëllim që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, konkurentët më të mirë të dalë nga fazat e testimeve që po zhvillohen.