Kamzë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Path”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.
I kërkuari, i dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Path”.
Si rezultat i këtij operacioni, në Zall Herr, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Vullnet Qefalia, 37 vjeç, banues në Kamzë.
Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2016, në një banesë në fshatin Priskë e Vogël, në Zallherr, janë gjetur rreth 55 kg kanabis, që posedoheshin nga shtetasi Vullnet Qefalia dhe vëllai i tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.