Shkodër – Vihet në pranga 1 shtetas

Shkodër

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës, pasi më datë 15.04.2023, kishte transportuar 11 emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit, kapet në një lokal në Shkodër dhe vihet në pranga 46-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit per Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin Gj. Sh., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap në ambientet e një lokali në lagjen “Skënderbeg” dhe pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

46-vjeçari u kap më datë 15.04.2023, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, në aksin rrugor “Sorone-Xarrë”, teksa transportonte kundrejt fitimit, 11 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.