Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 29 vjeç, banues në Laç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që ky shtetas drejtonte, iu gjet një mjet prerës (thikë) dhe një karikator plastik, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 47 vjeç, banues në Xhavzotaj, Shijak, pasi ka kallëzuar një 17-vjeçare se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht. Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.