Tiranë – Vihen në pranga 4 shtetas

Tiranë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • E. Ll., 28 vjeçe, banuese në Durrës, A. Xh., 36 vjeç, banues në Shijak, S. F., 45 vjeç, banues në Pukë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
  • E. F., 42 vjeç, banues në Ndroq, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, 42-vjeçari iu ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Më datë 25.04.2023, rreth orës 05:55, në fund të Bulevardit të Ri, është gjetur në rrugë (afër një biçiklete), pa shenja jete, shtetasi Dh. S., 67 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 25.04.2023, rreth orës 07:15, në rrugën “Margarita Tutulani”, ka rënë nga kati i katërt i pallatit, shtetasi A. B., 56 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.