Tiranë – Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. I., 49 vjeç, banues në Kodër Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. G., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori për vëllanë e tij, shtetasin Xh. G., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi shtetasi A. G. ka ushtruar dhunë ndaj babait të tyre, ndërsa shtetasi Xh. G. ka goditur me grusht, shtetasin A. G.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • A. C., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit;
  • B. A., 23 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori për shtetasin D. M., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi shtetasi B. A. është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ndërsa shtetasi D. M., pasagjer në këtë automjet, ka dhënë kallëzim të rremë, duke pretenduar se ishte ai drejtuesi i automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.