Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin K. B., 66 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Sh. Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme ndërtimi, pasi gjatë procesit të punës është dëmtuar në duar, një punonjës i kësaj firme, shtetasi A. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Elbasan/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Qafë Thanë – Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. Rr., 34 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. K., 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi E. Rr.dhe shtetasit I. B., rreth 65 vjeç dhe N. K., 73 vjeçe (pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin P. K.), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.