Kapshticë/Korçë
Ndalohet një 21-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.
I ndaluari, pjesëtar i një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.
21-vjeçari, i dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale në 4 raste, ku ka tentuar të ndihmojë dhjetra shtetas të huaj nga vendet e treta, për të kaluar kufirin të cilët janë bllokuar nga forcat e Policisë.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bazë të inteligjencës informative se 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Perimetri”, po tentonte të hynte në territorin shqiptar, kanë kapur në Kapshticë dhe kanë ndaluar shtetasin S. L., 21 vjeç, banues në Maliq.
Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar 21-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg në mungesë”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Nga tërësia e veprimeve rezulton se shtetasi S. L., në bashkëpunim me shtetas të tjerë (të arrestuar e proceduar gjatë episodeve të operacionit “Perimetri” gjatë vitit 2022) në 4 raste gjatë vitit 2022, ka tentuar për të ndihmuar, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme, dhjetra shtetas të huaj nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtein grek, të cilët janë bllokuar nga shërbimet e Policisë, gjatë operacioneve policore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.