Sarandë – Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Sarandë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit N. J., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 24.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi J. Ch., 29 vjeç, banues në Venezuelë dhe me banim të përkohshëm në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.