Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
DVP Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Pararoja 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Komisariati i Policisë Vorë dhe Forca e Posaçme Operacionale.Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 13 emigrantë, kundrejt pagesës 600 euro për person, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.Procedohen penalisht edhe 13 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.Sekuestrohen 2 automjete dhe 3 aparate celulare.Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Pararoja 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:- K. A., 24 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, të dy banues në Shkodër.Këtas shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Vorë, duke transportuar me 2 automjete, 13 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 600 euro për person, iu kishin premtuar transportimin nga Saranda në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e tyre në pikën kufitare me Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-së.Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 13 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Krujë-Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit. Sekuestrohen një armë zjarri automatik PMSH dhe një sasi fishekësh.Falë inteligjencës informative, kapet në flagrancë dhe arrestohet 64-vjeçari që posedonte armën dhe municionin.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës operacionale të mbështetur nga inteligjenca informative, me fokus evidentimin dhe goditjen e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, kanë konstatuar një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:-B. I., 64 vjeç, banues në Krujë.Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik PMSH dhe dhjetëra fishekë luftarak, që mbaheshin pa leje nga shtetasi i arrestuar B. I.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Shkodër/Informacion paraprak-Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij.Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Dibër/Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vajzës së tij, vihet në pranga 65-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan shtetasin L.S., 65 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vajzës të tij.
Bulqizë/Nga shërbimet e Policisë Rrugore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh.S., 19 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas me datë 06.04.2023, duke drejtuar automjetin (furgon) humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti dali nga rruga dhe për pasojë mbetën të lënduar 5 shtetas(pasagjer në furgon).Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 84 shtetas, konkretisht: 24 shtetas janë vënë në pranga, 54 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 3 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, 1 rast ka mbetur në tentativë, me 1 shtetas të vënë në pranga, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 2 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 13 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër është ndaluar për këtë vepër penale, të kryer më parë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera rezultojnë 4 shtetas të vënë në pranga, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Dhunimi i banesës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprave penale “Vetëgjyqësia” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Për një rast të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, të kryer më parë, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave, ka humbur jetën 1 shtetas dhe janë dëmtuar 3 të tjerë. Janë evidentuar në total 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.