DVP Vlorë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet 1 tjetër

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasin A. K., 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi dyshohet se më datë 20.12.2022, është konfliktuar fizikisht, me shtetasin E. M., për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Z., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Më datë 05.04.2023, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasi V. V., 58 vjeç, se prej datës 01.04.2023, ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., 52 vjeçe, pasi ajo është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.