Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 7 të tjerë

Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 7 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. F., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin V. L., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur biçikletën një shtetaseje. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 22-vjeçarit, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin Sh. K. (P. Q.), 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • H. Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën gjetën 23-vjeçarit, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

– E. M., 41 vjeç dhe B. V., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar në Prokurori, materialet procedurale për 7 shtetas të mitur nga mosha 14-16 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për të cilët ka nisur procedimi në gjendje të lirë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 19:00, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në zonën e Astirit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.