Lushnjë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Monopatina”, i zhvilluar nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe ato të Forcës Operacionale të DVP Fier.
Goditet një tjetër rast i shitjes në doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.
Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari, autor i dyshuar i këtij rasti, si dhe sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e tyre.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes në doza të lëndëve narkotike, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie në Lushnjë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Monopatina” në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-O. Sh., 33 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.