Shëngjin, Lezhë – Vijon operacioni policor i koduar “Eksplozivi”

Shëngjin, Lezhë

Vijon operacioni policor i koduar “Eksplozivi”, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 19.11.2020, në Shëngjin, ku në një objekt privat në ndërtim u vendos një sasi lënde shpërthyese.

Vihet në pranga autori i tretë i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Më parë janë arrestuar edhe 2 autorët e tjerë të kësaj ngjarjeje.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, pas një pune të mirëfilltë profesionale hetimore, në kuadër të operacionit “Eksplozivi”, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 19.11.2020, në Shëngjin, shtetasit:

Z. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit luftarak”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit A. S. dhe E. P. (të arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Eksplozivi”), dyshohet se më datë 19.11.2020, kanë vendosur lëndë shpërthyese në një subjekt privat objekt në ndërtim e sipër, në pronësi të shtetasit L. Gj., në Shëngjin, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë