DVP Vlorë – Vihen në pranga 3 shtetas

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin N. K., 67 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-S. H., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-B. S., 62 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.